Shkëmbi dhe 4 trajnerë, ende të pakonfirmuar. Me spec veç kryeqytetit edhe Vora e Durrësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 3, 2025 | 8:20

Shkëmbi dhe 4 trajnerë, ende të pakonfirmuar. Me spec veç kryeqytetit edhe Vora e Durrësi

Prej ditësh te Tirana kanë marrë pushimet, por çështja e trajnerit mbetet ende për t’u zgjidhur. Kategoria-SuperioreTrajneri Bledi Shkëmbi ka kontratë deri në dhjetor 2025, por mbetet për t’u parë nëse ai do të ribëjë skuadrën këtë verë dhe do ta drejtojë në kampionatin e ri. Tej dyshimeve, Bledi Shkëmbi nuk është trajneri i vetëm, i cili është në dyshim për sezonin 2025-2026. Veç Tiranës, edhe katër klube të tjera janë në “ajër”. Disa skuadra kanë emëruar trajnerin e ri të skuadrës, ndërsa të tjera në Superiore nuk kanë një emër. Dhe në fund bëhen jo pak, por 50 për qind të ekipeve në elitën e futbollit.

KATËRSHJA E PARË – Egnatia, Dinamo, Vllaznia dhe Partizani kanë trajner. Rrogozhinasit nuk ndryshuan drejtimin e skuadrës, me Edlir Tetovën në krye të skuadrës. Vllaznia, e dyta, largoi Tomas Brdariçin dhe emëroi Edi Martinin, si shpëtimtarin e kuqebluve. Asnjë ndryshim nuk ka edhe te Dinamo e Partizani me Ilir Dajën dhe Skënder Gegën që mbyllën sezonin e fundit në stolat respektivë. I konfirmuar për sezonin e ri është edhe Ivan Gvozdenoviçi tek Elbasani, i cili rinovoi në fund të sezonit, duke sheshuar çdo udhëkryq.

TË PAKONFIRMUARIT – Bledi Shkëmbi është një nga të pakonfirmuarit për sezonin e ri. Ndonëse ka kontratë, ende nuk ka një vendim final për të nga ana e Tiranës. Në të njëjtën situatë ndodhet edhe Arjan Bellai i Vorës, që pret lajmet nga presidenca. Në fund të listës së dyshimeve është edhe Bledar Hodo i Teutës. Mund të qëndrojë dhe të largohet, kjo do të varet nga presidenca.

BYLISI DHE FLAMURTARI – Dy janë skuadrat në Kategorinë Superiore, që në këtë moment nuk kanë trajnerë: Flamurtari dhe Bylisi. Këta të fundit kishin në stol Gentian Mezanin, por ky i fundit është pa kontratë dhe nuk dihet nëse do të qëndrojë. Ai vetë ka deklaruar se për sezonin e ri, si fillim duhet të ulet dhe të diskutojë me drejtuesit e skuadrës. Skuadra tjetër është Flamurtari. Kuqezinjtë patën Pollozhanin në stol, por drejtuesi i skuadrës, Idrizi, e ka larguar dhe tani klubi është në kërkim të emrit të ri që do të drejtojë Flamurtarin. Shkurt, gjysma e skuadrave të Superiores është e paqartë për sa u përket teknikëve që do të drejtojnë klubet në sezonin e ri futbollistik.gfdgOLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL