Shkëlqen Manaj, dopietë ndaj titullarëve në stërvitje (video)
Pas luftës së madhe në merkato për blerjen e tij, Interi nis të shijojë cilësitë e Rei Manajt. Sulmuesi 18-vjeçar, i grumbulluar nga Roberto Mançini me skuadrën e parë, gjatë këtyre ditëve të fazës përgatitore në Bruniko, shkëlqen në duelin brenda skuadrës, titullarët kundër rezervave, në të cilat, bomberi i blerë nga Kremoneze ishte protagonist absolut. Ndeshja 20-minutëshe, e cila përmbylli një seancë të gjatë atletike, e startoi në orën 18:18 minuta dhe thuajse menjëherë, titullarët, të veshur me fanellat e verdha, kaluan në avantazh falë një goli të Mateo Kovaçiçit.
Gjithsesi, rezervat, ku rreshtoheshin Jovetiç dhe Manaj në sulm zgjohen shumë shpejt. Përpara se të fillojë spektakli i shqiptarit, malazezi godet traversën, por ai që nuk gabon rastin e tij të parë për gol është Rei Manaj, i cili depoziton në rrjetë dhe feston. I riu i Interit nuk vonon shumë që të marrë përgëzimet e të gjithëve në fushë, teksa në fund të takimit, përmbys rezultatin me një goditje me kokë, e cila konfirmon gjithmonë e më shumë vlerat dhe cilësitë fantastike që ka Manaj, i shumëkomplimentuar edhe nga ish-trajneri i famshëm i Interit, Luixhi Simoni
Të verdhët: Handanovic; Montoya, Murillo, Juan Jesus, Dimarco; Guarin, Kovacic, Kondogbia; Hernanes; Palacio, Icardi.
Blutë: Karrizo; Santon, Andreolli, Ranocchia, D’Ambrosio; Gnoukouri, Medel, Brozovic; Shaqiri; Jovetic, Manaj.














