Shitja e biletave për Partizani-Teuta, ndryshon destinacioni ku mund të blihen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2025 | 15:30

Shitja e biletave për Partizani-Teuta, ndryshon destinacioni ku mund të blihen

Partizani nxori në shitje biletat dje, për ndeshjen me Teutën. Ky takim do të luhet nesër(30 gusht), prej orës 20:00 në stadiumin “Arena e Demave”. Çmimet janë njëjtë si herët e tjera. Kështu variojnë nga 300 në 3000 lekë të reja.

Screenshot 2025-08-29 152954

Këtë herë ka një ndryshim në shitje. Nëse më parë biletat mund të siguroheshin te stadiumi “Selman Stërmasi”, tashmë mund të blihen tek “Air Albania”. Ditën e ndeshjes si gjithmonë mund të sigurohen edhe në stadiumin e Partizanit. Shitja ndërkohë vazhdon edhe “online”.

NJOFTIMI I PARTIZANIT:

“Biletat në Tribunën: VIP do të kushtojnë 3 000 Lekë

Biletat në Tribunat Qëndrore: A dhe B do të kushtojnë 1 000 Lekë

Biletat në Tribunën përballë: E1, D3 , D2 , D1, C1, C2, do të kushtojnë 500 Lekë

Biletat në Tribunën përballë: C3 do të kushtojnë 300 Lekë

Biletat mund ti siguroni online tek “ebileta.al” Si dhe pranë pikës së shitjes të stadiumit ‘Air Albania’ çdo ditë 10:00 – 18:00. Të shtunën ditën e ndeshjes biletat i gjeni edhe pranë stadiumit ‘Arena e Demave'”, shkruhet në njoftimin e Partizanit.

PANORAMASPORT.AL