Postuar: Janar 31, 2025 | 18:56
Shënoi supergol për Vllazninë, Kevin Dodaj: Merkato? Zërat janë te klubi, unë nuk…
Vllaznia ka mposhtur Teutën në transfertë me rezultatin 1-3. Golin e fundit për kuqeblutë e shënoi Kevin Dodaj, që rezultoi një realizim me mjeshtëri.

Pas ndeshjes ka folur pikërisht Dodaj. Sulmuesi i Vllaznisë tha se ndihet mirë te kuqeblutë dhe sa për zërat e merkatos, 19-vjeçari nuk ndërhyn
“Po arrij nga ndeshja në ndeshje të marr eksperiencën që nevojitet. Po stërvitem çdo ditë dhe ia dola të shënoj dhe të marrim 3 pikët. Zërat janë te klubi, nuk kam ndërhyrë, unë ndihem shumë mirë te Vllaznia.
Janë ëndrra që janë bërë realitet, po i përjetoj shumë mirë dhe ndihem shumë i lumtur. Shpresoj të vazhdoj më shumë se kaq”, u shpreh Dodaj për RTSH.
PANORAMASPORT.AL













