Shameti dhe Sefa pëlqehen nga Muça, pritet akordi
Ylli Shameti dhe Fatjon Sefa janë dy lojtarët që kanë marrë OK-in e trajnerit Muça për t’iu bashkuar Tiranës.
Burime të sigurta pranë klubit kryeqytetas kanë bërë me dije për gazetën se të dy futbollistët kanë marrë pëlqimin e trajnerit të bardhebluve, në mënyrë që të nisin edhe bisedimet konkrete për një afrim të mundshëm te Tirana.
Shameti, është përfolur prej ditësh dhe është bërë me dije edhe nga gazeta, tashmë përfundon kontratën me Kukësin dhe duket se është i përzgjedhuri i trajnerit për të plotësuar nevojat e ekipit në repartin e mbrojtjes. Megjithatë, futbollisti i Kukësit mund të luajë edhe si mesfushor shkatërrues.
Ish-sulmuesi i Skënderbeut, Fatjon Sefa, është njëkohësisht edhe një njohje e vjetër e trajnerit Muça në periudhën që drejtonte Dinamon. Ditët në vijim do të ketë edhe bisedime akoma edhe më konkrete me të dy futbollistët dhe pritet të ketë edhe zyrtarizime.













