VIDEO/ Bylisi trondit Teutën, e fut në “vallen” për mbijetesë me dy gola në ekstreme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2026 | 23:57

VIDEO/ Bylisi trondit Teutën, e fut në “vallen” për mbijetesë me dy gola në ekstreme

Bylisi ka tronditur Teutën në stadiumin “Adush Muçaj”. Ishte fitore e pastër 2 me 0 nga ekipi i Mirel Josës.

bandicam 2026-04-26 17-57-54-398

Golat u realizuan në ekstreme, ndërsa vetëm dy goditje u regjistruan në portë nga vendësit. Fillimisht Emini në minutën e tretë dhe më pas Kamara në minutën e 95-të.

Teuta qan një gol të anuluar nga VAR në minutën e 61-të. Ishte Zhongo që dërgoi topin në rrjetë, por ndodhej dukshëm në pozicion jashtë loje.

Bylisi regjistron po aq pikë sa Tirana, duke qenë në zonën “play out”. Në anën tjetër, Teuta futet në vallen e mbijetesës. Ekipi i Dobit është vetëm 3 pikë larg Bylisit dhe Tiranës.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR

BYLIS 2-0 TEUTA

3′ Emini, 90+5′ Kamara

NGJARJET KRYESORE

90+9′ Mbyllet ndeshja, Bylis 2-0 Teuta. 

90+8′ Runi ndalet nga shtylla e jashtme te Teuta. (VIDEO)

90+5′ GOOOL! Bylis 2-0 Teuta/ Shtangen miqtë, Kamara tund rrjetën. Kjo ishte goditja e dytë në portë e Bylisit gjatë ndeshjes. (VIDEO)

90+2′ Toli provon te Teuta. Sërish një gjuajtje që përfundon jashtë.

90′ Akordohen 8 minuta shtesë.

86′ Ualison merr vendin e Vieiras te Bylisi. Kuqi merr vendin e Votlait te Tueta.

84′ Sërish pretendime për penallti te Bylisi. Çdo gjë konsiderohet e rregullt. (VIDEO)

83′ Gonçalves merr vendin e Arifit te Teuta.

83′ Tjetër rast për Teutën. Topi devijohet në këndore këtë herë.

82′ Adeduro nuk e shënjestron si duhet portën e Teutës. Topi përfundon jashtë. (VIDEO)

79′ Karton i verdhë për Përgjonin te Teuta.

76′ Buraneli dhe Stoilov marrin vendin e Kane dhe Përgjonit te Bylisi.

72′ Pretendime për penallti te Bylisi. Gjyqtari Jorgji vazhdon lojën. (VIDEO)

71′ Karton i verdhë për Maçollin te Teuta.

66′ Karton i verdhë për Zhongon te Teuta.

57′-61′ Teuta gjen barazimin me Zhongon. Pas katër minutash, VAR e anulon për pozicion të dukshëm jashtë loje. (VIDEO)

bandicam 2026-04-26 17-25-17-389

55′ Vieira ndëshkohet me karton të verdhë te Bylisi.

50′ Mundësi e artë për Teutën. Votlai nuk ia del të dërgojë topin në rrjetë pas harkimit nga këndorja. (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë, Jurgens merr vendin e Ismajlit te Teuta.

45+5′ Mbyllet pjesa e parë, Bylis 1-0 Teuta.

45+2′ Votlai i zhgënjen të gjithë pas goditjes së tij me kokë. Mesfushori i Teutës nuk e shfrytëzon si duhet krosimin. (VIDEO)

45′ Akordohen 4 minuta shtesë.

43′ Ozols ndal goditjen e Kotobellit, i cili ndodhej në zonën e Bylisit për të përfituar pas harkimit nga këndorja. (VIDEO)

40′ Përgjoni kroson për Dacin, i cili godet me kokë në zonën e Bylisit. Sfera përfundon jashtë. (VIDEO)

30′ Tjetër rast për Teutën, ndërsa topi përfundon jashtë. Te Bylisi pretendojnë për prekje topi me dorë. (VIDEO)

26′ Arifi futet brenda zonës, por nuk godet si duhet dhe Ozols kontrollon te Bylisi. Arifi ka nevojë për ndihmën e stafit mjekësor, njëjtë si Kamara. (VIDEO)

23′ Ndalet loja për pak çaste, teksa u jepet kohë lojtarëve për t’u freskuar.

14′ Koxhi harkon në zonën e Teutës. Selmani kontrollon topin.

12′ Ozols ndal goditjen e Dacit. Teuta shfaqet në kërkim të barazimit. (VIDEO)

9′ Koxhi ndëshkohet me karton të verdhë nga gjyqtari Jorgji.

3′ GOOOOL! Bylis 1-0 Teuta/ Zhbllokohet ndeshja, Emini kalon vendësit në avantazh. (VIDEO)

1′ Nis ndeshja në Ballsh.

FORMACIONET ZYRTARE

BYLIS: Ozols; Bruno, Kane, Emini, Adeduro, Kamara, Dimov, Koxhi, Marku, Përgjoni, Vieira

Trajner: Mirel Josa

TEUTA: Selmani; Zhongo, Kotobelli, Përgjoni, Ismajli, Toli, Votlai, Maçolli, Daci, Boçi, Arifi

Trajner: Enkelejd Dobi

PANORAMASPORT.AL