Sfidë delikate me Elbasanin, “Demat” e Partizanit rrezikojnë të humbasin një sulmues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2025 | 23:05

Sfidë delikate me Elbasanin, “Demat” e Partizanit rrezikojnë të humbasin një sulmues

Partizani do të presë Elbasanin të shtunën në orën 19:00. Sfida në stadiumin “Arena e Demave” nuk i gjen të kuqtë në një moment të përshtatshëm. Partizani barazoi sfidën me Teutën, ndërsa humbi më pas me Vllazninë.

PARTIZANI5

Për këtë pikët ndaj Elbasanit janë të domosdoshme, përndryshe situata psikologjike do të rëndohej. Dhe pse i gjithë fokusi është te ndeshja e së shtunës, sërish llogaritë janë gjithmonë për t’u bërë. Kjo përsa i përket futbollistëve, që nëse do të ndëshkohen humbin sfidën pasardhëse.

Gudjufi rrezikon të mungojë pikërisht ndaj Bylisit. Partizani është klubi me më tepër shqetësime prej dëmtimeve. Për shkak të tyre në Shkodër munguan Buxhelaj, Martinez, Sembene dhe Shanaj. Në anën tjetër Doumbia pësoi tërheqje në “Loro Boriçi” duke u kthyer në mungesë të sigurt për javën e katërt të Superiores.

DËMTIMET- Disa futbollistë janë në garë me kohën, për t’u rikthyer në fushë. E pamundur do të jetë për Sembenen, Martinezin dhe Doumbian që janë në fazën e rikuperimit. Buxhelaj me Shanaj mund të thuhet se mbeten në dyshim. Portieri Qirko ndërkohë ka kaluar virozën, ndërsa pret të japë konribuin e tij për skuadrën. Ndeshjen në “Loro Boriçi” e ndoqi nga tribuna.

Kontingjenti i futbollistëve që Partizani ka në përbërje bën që gjithsesi ta përgatisin me besim ndeshjen e radhës. Nga titullarët e sfidës me Vllazninë të gjithë janë të gatshëm, ndërsa Marku po fiton formën më të mirë.

SHQETËSIMI- Si të mos mjaftojnë dëmtimet, Partizani rrezikon të humbasë një sulmues për javën pasardhëse për shkak kartonësh. Besar Gudjufi është ndëshkuar në tri javët e para të Superiores. Në rast se merr një tjetër karton, pikërisht ndaj Elbasanit, atëherë do duhet të mungojë në Ballsh. 21-vjeçari ka fituar besimin e Mladen Milinkoviç.

Kështu edhe është aktivizuar për herë të parë në tri ndeshje radhazi si titullar. Ndaj Teutës dhe Vllaznisë iu besuan minuta të plota. Kështu mungesa e tij nuk do të ishte një problem i vogël për trajnerin e kryeqytetasve.

PANORAMASPORT.AL