Sfida me Vorën, “Nëndetësja” humbet shërbimet e mesfushorit
Dinamo nuk arriti të merrte pikë në ndeshjen ndaj Egnatias, aty ku u mund me rezultatin 1-2 në “Air Albania”. Për vendësit, ishte Qefalija autori i golit i cili arriti në fakt të realizonte një gol mjaft të bukur nga jashtë zonës, për të gjetur cepin e portës së Dajsinanit, i cili nuk pati mundësi të bënte asgjë përveç se të shoqëronte topin me sy.

Por, Qefalija do të jetë një mungesë e rëndësishme për Dinamon për sfidën e radhës ndaj Vorës. Mesfushori pak minuta pasi hyrë në fushë, u ndëshkua me karton të verdhë për një faull në sulm, aty ku edhe Ilir Daja u irritua jo pak nga stoli për kartonin e marrë.
Kështu, Qefalija plotësoi numrin e kartonëve të verdhë duke shkuar në 4 dhe duke konfirmuar mungesën për ndeshjen e radhës në kampionat. Dinamo ka qenë ndër skuadrat e vetme që nuk ka bërë marrëveshje me Vorën për sa i përket stadiumit, pasi këta të fundit kërkuan që ndeshja e fazës së parë të luhej në fushë të Dinamos dhe sfida e së dytës, të luhej në stadiumin e Vorës, por gjithsesi Vora nuk e ka ende gati fushën edhe pse Dinamo e refuzoi një kërkesë të tillë.
PANORAMASPORT.AL













