Sfida delikate, koeficentët favorizojnë Partizanin kundër Elbasanit
Partizani-Elbasani është supersfida e javës së katërt të Superiores. Gjithçka nis sot në orën 19:00, pikërisht te stadiumi “Arena e Demave”.

Koeficientet favorizojnë të kuqtë për sfidën në shtëpi. Fitorja e Partizanit kuotohet me 2, ndërsa e Elbasanit me 3.6. Barazimi ndërkohë ka koeficientin 3. Këto kuota janë vendosur pikërisht 24 orë para përballjes mes dy skuadrave. Verdheblutë kanë 3 pikë më tepër në renditje se kryeqytetasit, duke gëzuar atmosferë më të mirë.
Partizani po ashtu ka vuajtur dëmtimet e shumta gjatë kësaj kohe. Në takimet e mëparshme, Partizani ka fituar të fundit në shtëpi që i siguroi Europën edhe “Final Four”. Elbasani po ashtu njeh një fitore, ndërsa dy sfida të tjera janë mbyllur me barazim.
PANORAMASPORT.AL













