Serbet provokojnë pas ndeshjes me Partizanin, pastaj marrin vendimin drastik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2025 | 15:30

Serbet provokojnë pas ndeshjes me Partizanin, pastaj marrin vendimin drastik

Partizani i vajzave u mposht me rezultatin 0 me 5 ndaj Spartak Suboticës. Ky takim ishte i vlefshëm për raundin e parë të “Europa Cup”, kompeticion që zhvillohet për herë të parë në këtë sezon. Serbet nuk e kishin aspak të vështirë në stadiumin “Niko Dovana”. Fitorja u festua në Durrës me provokime nga futbollistet në dhomën e zhveshjes, dhe jo vetëm.

Screenshot 2025-09-11 092443

I pranishëm në foton pas ndeshjes ishte ambasadori i Serbisë në Shqipëri, Sllobodan Vukceviç. Çfarë dallonin nga klubi i Spartak Suboticës ishin tre gishtat e ngritur. Po ashtu e njëjta foto, duke pasur përfshirjen e të gjithëve, u prodhua edhe në dhomën e zhveshjes së stadiumit “Niko Dovana”. Ky gjest përdoret gjerësisht nga serbët si simbol nacionalist. Dhe kjo është mënyra si ata zgjodhën të festojnë fitoren me Partizanin në Durrës. Vetëm disa orë më vonë, klubi fshiu dy postimet në fjalë.

NDESHJA- Skuadra serbe fitoi lehtësisht sfidën me të kuqtë. Zhbllokimi i ndeshjes erdhi që në minutën e parë. Dy gola të tjerë pasuan, për të mbyllur 45 minutat. Më pas në fraksionin e dytë u shënuan edhe dy gola. Partizani nuk e kishte ruajtur ekipin, që e mbylli si nënkampion. Ndryshimet kanë qenë rrënjësore gjatë kësaj kohe, ndërsa ndikimi ra në sy pikërisht dje.

Partizani madje u ndihmua gjatë kësaj kohe nga Superiorja me disa elementë, por pa pasur ndikim për të arritur rezultat pozitiv. Sfida e kthimit do të luhet në Serbi, më 17 shtator ora 18:00. Rezultati dhe loja në sfidën e parë nuk japin aspak shpresë për një mrekulli.

FOTOT E POSTUARA:

Screenshot 2025-09-11 091703

7f3ca71b-e9eb-4257-9fec-c6ff46175e96 (1)

MUNGESA E POSTIMEVE:

Screenshot 2025-09-11 091751

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL