Salah është i Fiores, por mund të stërvitet me Romën
Çështja “Salah” nuk resht së surprizuari. Egjiptiani, edhe pse është një lojtar i Fiorentinës, mund të stërvitet rregullisht në “Trigoria” (qendra stërvitore e Romës) pasi verdhekuqtë kanë marrë OK-in e Çelsit. Eksperti i të drejtave të futbollistëve, Matia Grasani, sqaroi dje situatën e ndërlikuar të egjiptianit: “Duke qenë se nuk jemi në dijeni të akordit mes Çelsit dhe Fiorentinës, nuk mund të flasim me siguri. Lojtari ka një akord me Fiorentinën që mbaron në qershor të 2016.
Për këtë motiv ai është i klubit toskan. Këta të fundit zotërojnë me të gjithë të drejtat kartonin e Salahut, “hallkës” më të dobët të kësaj ngjarjeje. Për mendimin tim në këtë situatë duhet ta ketë ndihmuar Çelsi. Lojtari po stërvitet te Roma, pasi klubi italian ka marrë leje nga skuadra londineze. Vetëm kjo shpjegon një situatë kaq të ndërlikuar”.













