Sa shumë ndëshkime, “nëndetësja” nuk gabon më

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2025 | 22:46

Sa shumë ndëshkime, “nëndetësja” nuk gabon më

Dinamo ka qenë padyshim këtë sezon një nga skuadrat që ka marrë më shumë kartonë të kuq. Në 10 ndeshjet e para të kampionatit, Dinamo mori 5 kartonë të kuq por gjërat kanë ndryshuar. Një detaj interesant, është se përveç faktit që Dinamo nuk ka marrë më të kuq, në dy ndeshjet e fundit nuk është ndëshkuar as me karton të verdhë.

dinamo

Kështu, ndaj Tiranës e Flamurtarit, asnjë lojtar nuk është ndëshkuar dhe të vetmit të rrezikuar me nga 3 kartonë, mbeten Gudiabi dhe Qefalija. Të dy lojtarët, kanë luajtur në sfidat e fundit por kanë ditur të menaxhojnë mirë situatën dhe e kanë shtyrë ndëshkimin me kartonin e katërt që mund t’i lërë jashtë.

PANORAMASPORT.AL