Sa shumë kartonë në javët e para/ Tre të pezullar në Ballsh, Shkodër dhe Vorë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2025 | 22:50

Sa shumë kartonë në javët e para/ Tre të pezullar në Ballsh, Shkodër dhe Vorë

Disiplina ka prekur tre skuadra të Kategorisë Superiore, pasi Fabjan Perndreca i Bylisit, Kevin Dalipi i Vorës dhe Elmando Gjini i Vllaznisë do të mungojnë në ndeshjen e radhës.

SUPERIORE

Të tre futbollistët kanë akumuluar nga katër kartonë të verdhë, duke arritur kështu kufirin që sjell pezullimin automatik për një ndeshje. Këto mungesa pritet të ndikojnë në planet e trajnerëve për javën e ardhshme, sidomos te skuadrat që kanë përballje të vështira në kalendar. Kujdesi me kartonët do të jetë tashmë një faktor i rëndësishëm në vazhdim të sezonit.

Disa futbollistë të Superiores po afrohen në kufirin që sjell pezullimin automatik, pasi kanë tre kartonë të verdhë. Mes tyre janë Fatjon Bunjaku i Elbasanit, Albano Aleksi i Egnatias, Shkëlzen Ruçi dhe Luis Felipe Da Silva Rodrigues të Vorës, si dhe Erik Veiga dhe Kristian David Nunes Morales të Flamurtarit. Nuk mungojnë as Besar Gudjufi i Partizanit, Ardit Toli i Teutës dhe Melos Bajrami i Vllaznisë. Një karton i katërt do t’i çojë menjëherë në pezullim për një ndeshje, ndaj trajnerët do të jenë më të kujdesshëm në menaxhimin e tyre në takimet e ardhshme.

te pezulluarity

PANORAMASPORT.AL