Rruga e mrekullueshme e Interit, vetëm 16 minuta në disavantazh në 14 ndeshjet e Champions-it 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2025 | 21:37

Rruga e mrekullueshme e Interit, vetëm 16 minuta në disavantazh në 14 ndeshjet e Champions-it 

Interi po kalon një moment magjik në Champions, teksa mbrëmjen e djeshme arriti kualifikimin në finale, duke eliminuar Barcelonën. Zikaltrit e Inzagit kanë regjistruar statistikat fantastike, duke qënë vetëm 16 minuta në disavantazh në 14 ndeshjet e luajtura deri tani në Champions.  

acerbi inter

Gjashtë minuta në “San Siro” kundër Barcelonës para golit të barazimit të Açerbit, 6 minuta në ndeshjen e kthimit në shtëpi kundër Bajernit, 4 minuta në Leverkusen (në humbjen e vetme).  

Pra në 14 ndeshjet (1260 minuta duke përjashtuar kohën shtesë) të luajtura nga Interi këtë sezon në Ligën e Kampionëve, të besuarit e Inzagit kanë qenë në disavantazh vetëm për 16 minuta në total. Një fakt sensacional, që dëshmon për rrugën e mrekullueshme që i çoi zikaltrit në finalen e Mynihut.  

PANORAMASPORT.AL