“Rrufe” në qiell të hapur, lojtari që Tirana shiti pret letrat për t’u larguar! Zhgënjim edhe ish-sulmuesi tjetër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2025 | 21:30

“Rrufe” në qiell të hapur, lojtari që Tirana shiti pret letrat për t’u larguar! Zhgënjim edhe ish-sulmuesi tjetër

Emanuel Ernest ishte një nga largimet e bujshme të Tiranës në merkaton e verës. Klubi i USM Alger bleu kartonin e 24-vjeçarit në Algjeri, ndërsa situata nga shtatori nuk është aspak e favorshme.

ernest tirana

Mediat atje raportojnë se Ernest po pret ndërprerjen e kontratës. Deri tani është aktivizuar në tri ndeshje ku vetëm një luajti si titullar. Ndërkohë që në tre takimet e fundit as nuk është treguar i gatshëm në stol.

Te Tirana duhet thënë se bëri mjaft mirë për kohën që pati në dispozicion, duke qenë faktor në garën për mbijetesë. Konkretisht pati 15 paraqitje ku shënoi pesë gola dhe asistoi dy të tjerë.

Situatë më e paqartë ajo e Ualid Zharmoni. Tjetër sulmues që spikati me Tiranën, por nuk shfaqet prej disa ndeshjesh te Hasania në Marok. Edicionin e kaluar e mbylli me 13 gola në Superiore.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL