“Rrallë herë të vjen kjo mundësi”, Mema kritikon Brojën: Duhet t’i kuptojë disa gjëra, nëse vijon kështu…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2026 | 18:36

“Rrallë herë të vjen kjo mundësi”, Mema kritikon Brojën: Duhet t’i kuptojë disa gjëra, nëse vijon kështu…

Ardian Mema mendon se lojtarët e Shqipërisë duhet te shfrytëzojnë shansin historik që kanë përpara në ndeshjen ndaj Polonisë, të vlefshme për play-off të Botërorit.

mema

Duke folur në “Sport News” në “News 24”, ai ka theksuar se as faktori fushë nuk duhet të ndikojë tek ata, pasi një mundësi e tillë, rrallë herë të vjen në karrierë. Sipas Memës, këtë duhet ta kuptojnë mirë lojtarët e sidomos Armando Broja, forma e të cilit ka lënë shumë për të dëshiruar së fundmi.

“Ata luajnë në fushën e vet dhe kjo mund të jetë avantazhi. Lojtarët tani nuk është se janë pa eksperiencë. Duhet të jemi të fokusuar. Trajneri është 15-20 përqind, pjesa e aktorëve janë lojtarët që janë 80 përqind. Rrallë herë të vjen kjo mundësi.

Çdo ndryshim sjell diçka të re. Leva ka eksperiencën e duhur. Të ndryshosh një ekip, duhet të ndryshosh mentalitetin. Parashikim nuk bëj dot si trajner, pasi nuk dihet si do shkojnë gjërat, ndoshta do kemi edhe pak fat. Ndoshta mund të bëjmë mirë dhe nuk do kemi fat. Dëshirat janë të mëdha por ndeshja do tregojë më shumë.

Forma? 80 përqind e skuadrës nuk kanë minutazh, le ta themi këtë.

Broja duhet të rifillojë diku ku mund të luajë dhe mos të ketë dëmtime. T’i marrë në kurriz gjërat. Ka qenë te Çelsi dhe këto, por duhet t’i kuptojë disa gjëra. Unë mendoj që ai lojtar duhet të “ndezë motorët”. Nëse vijon kështu, do vazhdojë e njëjta situatë dhe do ikin vitet”, tha ndër të tjera Mema.

PANORAMASPORT.AL