Ronaldo është me pushime, por tjetër arsye përhapet për mungesën e tij në funeralin e Diogo Jotës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2025 | 17:41

Ronaldo është me pushime, por tjetër arsye përhapet për mungesën e tij në funeralin e Diogo Jotës

Kristiano Ronaldo po shijon pushimet e tij, ndërsa është bërë shkak për ta komentuar sot. Kapiteni i Portugalisë mungoi në funeralin e Diogo Jotës dhe Andre Silvës.

Screenshot 2025-07-05 174013

Fillimisht u tregua vetëm shkaku i pushimeve, por një tjetër opsion po bëhet viral. Ronaldo ka munguar në Gondomar, pasi nuk dëshironte që për shkak të famës të prishte zinë për vdekjen e dy futbollistëve.

Arsye kjo që vështirë të besohet nga të gjithë. Tifozët, sidomos nga Portugalia janë treguar mjaft kritikë. Ronaldo, si kapiten i përfaqësueses dhe lojtari me më tepër paraqitje dhe gola, duhet të ishte i pranishëm.

PANORAMASPORT.AL