Roma e mbyll për Xhekon, mbërrin të enjten
Edin Xheko pritet të transferohet te Roma brenda pak ditësh. Dy klubet mbrëmjen e djeshme janë marrë me dokumentacionin e duhur për të mundësuar transferimin e sulmuesit boshnjak tek ekipi i Xhejm Palotës.
Shifrat
Valter Sabatini ka insistuar deri më tani, pasi kërkonte të ulte çmimin e Edin Xhekos. Dhe mesa duket drejtori sportiv i Romës ia ka arritur qëllimit. Siti në fillim kërkonte 25-30 milionë euro, por tani do të kënaqet me 18 mln euro.
Roma do t’i paguajë “Qytetarëve” 15 milionë euro kesh dhe më pas, në formë bonusesh, do të paguajë edhe 3 milionë euro të tjera.
Vizitat mjekësore
Mediat italiane kanë bërë me dije se Edin Xheko do të zbresin në Roma të enjten ose të premten. Me të mbërritur në kryeqytetin italian, boshnjaku do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore. Vetëm më pas ai do të hedhë firmën mbi kontratën 4-vjeçare, prej së cilës do të përfitojë 4.5 milionë euro në sezon













