Postuar: Korrik 8, 2025 | 23:23
Rivalët e Partizanit marrin vendimin drastik, ndeshja kundër “demave” në Europë nuk do…
Partizani do të përballet me Kaljun, më 10 korrik ora 18:45. Kjo ndeshje është e vlefshme për turin e parë të Ligës së Konferencës.

Kalju ka njoftuar se nuk do të ketë transmetim të drejtpërdrejt për ndeshjen në Talin. Në këtë mënyrë i bën thirrje të gjithë tifozëve të shkojnë në stadium.
Po ashtu deri tani nuk është njoftuar asnjë kanal, që ka fituar të drejtën e transmetimit në Shqipëri. Kjo do të jetë edhe ndeshja e parë, që nis sezonin e ri te Partizani.
Të kuqtë kthehen në fushë si skuadër e konsideruar favorite në Europë. Kalju aktualisht mban vendin e katërt në Estoni, ndërsa në maj fitoi Kupën.

PANORAMASPORT.AL













