Rikuperuan 10 pikë nga shkurti, avantazhi që favorizon Elbasanin ndaj Partizanit për Final Four. Ja kalendari në javët e mbetura
Elbasani ka në dorë fatin e tij për Final Four. Skuadra e Gvozdenoviç qëndron 1 pikë larg vendit të katërt që mbahet nga Partizani, dhe pa presionin e ekipeve ndjekëse.

Do të luhet një ndeshje mes Partizanit dhe Elbasanit në javën e fundit të Superiores. Verdheblutë kanë avantazhin e përballjeve direkte, që do të bëjë mjaft punë nëse arrijnë të rikuperojnë 1 pikë në dy javët e ardhshme.
Ndeshja e fundit, të cilën verdheblutë e fituan 2 me 0 falë dy penalltive, ka shumë vlerë për situatën aktuale.
Më 9 shkurt, pasi kishin kaluar 24 javë, Elbasani ndodhej 11 pikë larg Partizanit. Ndryshimi i situatës në dy muajt e fundit bën që morali të jetë i lartë te verdheblutë. E kundërta mund të thuhet për Partizanin, që rrezikon fatin e sezonit. Largimi i Veselinoviç nuk ka sjellë rezultate.
Në dy javët e ardhshme, Partizani pret Egnatian dhe udhëton në Ballsh për të luajtur me Bylisin. Në anën tjetër Elbasani do i ketë në shtëpi ndeshjet me Bylisin dhe Vllazninë.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













