Postuar: Maj 8, 2026 | 20:11
Rikthim i bujshëm në Superiore? E ardhmja e Rrocës dhe Roshit mbetet në ajër
Ëndrra për Odise Roshin dhe Eduart Rrocën, që të ngjiteshin me Ankara Keciorengucu në Superligën turke, përfundoi dje. Corum fitoi falë një goli dhe kaloi më tej.

Tashmë e ardhmja e Roshit dhe Rrocës është në ajër. Kjo pasi të dy lojtarët në fjalë, kishin kontrata të vlefshme deri në përfundim të këtij sezoni.
A do të ketë rikthim në Superiore? Kjo mbetet për t’u parë. Fakt është se bënë mjaft mirë me ekipin që shkoi deri në fazën “play off”.
Roshi, 34 vjeç, e mbylli sezonin me 9 gola dhe po aq asistime. Rroca si mesfushor regjistroi një gol dhe katër asistime, ndërsa pati më pak se gjysmën e minutave të Roshit në dispozicon.
PANORAMASPORT.AL













