Rikthehet Janjeva, dilema në mesfushë. Si pritet të rreshtohet Partizani në derbi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2026 | 8:42

Rikthehet Janjeva, dilema në mesfushë. Si pritet të rreshtohet Partizani në derbi

Partizani luan ndaj Dinamos në Air Albania, një ndeshje të cilën të kuqtë kërkojnë ta fitojnë me çdo kusht për të parakaluar blutë në renditje e për të prekur zonën e “Final Four”, që tashmë është edhe i vetmi objektiv sezonal për “Demat”.partizaniSa i takon formacionit, Partizani vuan mungesën e Saliu Sembene në qendër të mbrojtjes. Senegalezi ka plotësuar numrin e katër kartonëve të verdhë dhe nuk do të jetë i gatshëm për të zbritur në fushë ndaj Dinamos, teksa vendin e tij në mbrojtje pritet ta marrë Andi Janjeva. 23-vjeçari ka pasur disa probleme fizike së fundmi, megjithatë është rikuperuar pasi edhe në ndeshjen e fundit atë të mesjavës në Kupë ndaj Elbasanit, ishte në stol i gatshëm.

Janjeva nuk luan në kampionat me Partizanin prej datës 19 janar kur të kuqtë fitonin me Teutën në shtëpi 2-1. Në këtë sezon me të kuqtë, Janjeva numëron 18 paraqitje në kampionat. Sa i takon reparteve të tjera, në mesfushë dilemat lidhen me prezencën e Kamer Qakës dhe Redon Ismailit. I pari u aktivizua nga stoli në ndeshjen me Elbasanin në mesjavë, ndërsa i dyti nuk mori minuta. Dyshja ka ndjerë shqetësime në gju, dhe vetëm trajneri Oltijon Kërnaja do të vendosë nëse do të rrezikojë disi me aktivizimin e tyre apo do të preferojë Dumbia e Muratajn që janë aktivizuar së fundmi së bashku me Hjuman.

Murataj, që iu bashkua skuadrës në janar ka bërë shumë mirë në ndeshjet e fundit, madje në takimin me Egnatian në sfidën e fundit të kampionatit, mesfushori gjeti edhe rrugën e rrjetës teksa me eksperiencën e tij dhuron qetësi për të kuqtë. Sa i takon repartit të sulmit, këtu nuk ka shumë dyshime. Isgandarli do të konfirmohet nga e majta që ka treguar një formë të admirueshme edhe në aspektin fizik duke kontribuar me sprintet e tij edhe në fazën mbrojtëse, po ashtu si Sidibe në të djathtë që dihet tashmë duke ofruar driblime, gola dhe asistë. Ndërkaq, pritet që të rikthehet titullar pas ndeshjes me Elbasanin në Kupë, Xhuliano Skuka.HS

PANORAMASPORT.AL