Rihapet pista Draksler, Huntelar e përshëndet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2015 | 12:49

Rihapet pista Draksler, Huntelar e përshëndet

DrakslerMasimiliano Alegri vazhdon për gatitjet në Shangai, në pritje të Superkupës së Italisë kundër Lacios, me shpresën se duke fituar trofeun e parë sezonal, drejtuesit do t’i bëjnë atij dhuratën për të cilën po këmbëngul. Trajneri i Juventusit, i cili pa t’i shuheshin nga drejtori Xhuzepe Marota ëndrrat për të pasur Iskon në ekip, tashmë del hapur duke thirrur mesfushorin gjerman të Shalke 04, Julian Draksler. “Dëmtimi i Khedirës është një humbje e madhe për ne, por këtë panik të madh që kërkojnë të ngrenë, te ne nuk ekziston.

Mos harrojmë që ne vërtet kemi pësuar disa largime të rëndë- sishme dhe disa dëmtime, por mos harrojmë se në mesfushë jemi të mbuluar me lojtarë si Pogba, Markizio, pa harruar edhe Perejran, i cili ka treguar se mund të mbulojë shumë pozicion, ndonëse unë vazhdoj të pres një mesfushor tjetër, pse jo një numër ’10’. Përndryshe, mund të vendos që të ndërrojë edhe skemë për sezonin e ardhshëm, shpjegon trajneri i kampionëve të Italisë, i cili mes Drakslerit dhe Gëces duket se preferon të parin. – E ritheksoj, më duket një mesfushor, prandaj Gëce nuk bën për mua, duke qenë se në mendimin tim, ai është më shumë një sulmues.

Ndërsa Draksler është një futbollist shumë i ri me të ardhmen e madhe përpara. Mendoj se me cilësitë e tij, ai mund ta bëjë rolin e organizatorit, pozicion që e ka frekuentuar shpesh në sezonin e kaluar në skuadrën e tij. Por në të njëjtën kohë, unë shoh tek ai edhe një alternativë për të bërë rolin e një mesfushori të brendshëm, në një 3-5-2, prandaj nuk e fsheh se më pëlqen shumë”.

Huntelar e përshëndet

Dhe ndërsa Alegri del hapur duke shtyrë 21-vjeçarin që t’i bashkohet në Torino, edhe nga Gelsenkirsheni vijnë lajme optimiste për Juventusin. Shoku i tij i skuadrës, sulmuesi KlasJan Huntelar, beson se në fund Julian Draksler do të shkojë te Juventusi, sepse vetë lojtari nuk mund t’i thotë jo kësaj oferte: “Tgjithë ne do donim që Julian të qëndronte, por e di mjaft mirë se kur të kërkon një klub i madh, nuk është e vështirë që t’i thuash jo. Juventusi është një superklub dhe është normale që një si Draksleri të dojë që të transferohet aty, për të nisur një aventurë të re”.

Agjenti rihap bisedimet

Roxher Uitman, një nga menaxherët e futbollistit të ri, përforcon edhe më shumë mundësinë e rihapjes së tratativave mes Shalkes dhe Juves: “Edhe pse kryesia e Shalkes nënvizoi se bisedimet me Juventusin për Drakslerin janë mbyllur, unë mendoj se nëse klubi italian do të kthehej në sulm me ofertën e duhur, atëherë kjo marrëveshje do të mbyllej me sukses”, tha Uitman, deklaratë që aprovon faktin se Draksler kërkon të luajë te Juventusi sezonin e ardhshëm.