Revolta e Elbasanit, reagon Shoqata e Gjyqtarëve: Tregoni përmbajtje dhe mos nxitoni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2026 | 18:21

Revolta e Elbasanit, reagon Shoqata e Gjyqtarëve: Tregoni përmbajtje dhe mos nxitoni

Elbasani shfaqi pakënaqësi, për penalltinë që iu akordua Partizanit në favor dhe jo vetëm. Për këtë, Shoqata Bashkimi i Arbitrave Shqiptarë të Futbollit ka reaguar sot.

633869878_1426886016114817_4954963976462776751_n

Njoftimi i Shoqatës Bashkimi i Arbitrave Shqiptarë të Futbollit:

*Reagim zyrtar mbi interpretimin e rastit të diskutueshëm në ndeshjen AF Elbasani – Partizani*

Në vijim të diskutimeve publike pas ndeshjes çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, AF Elbasani – Partizani, dëshirojmë të sqarojmë opinionin sportiv mbi interpretimin e rastit të diskutueshëm në fundin e takimit, duke u mbështetur vetëm në rregullat e lojës.

Në rastin konkret të aksionit të kontestuar, vendimi i arbitrit për akordimin e penalltisë është në përputhje me Ligjin 12 të Rregullave të Lojës. Ky ligj përcakton qartë se nëse një mbrojtës fillon të tërheqë ose mbajë një sulmues jashtë zonës së penalltisë dhe kjo shkelje vazhdon edhe brenda zonës, atëherë vendimi teknik duhet të jetë penallti. Pra momenti përcaktues nuk është kontakti fillestar, por vendi ku ajo përfundon.

Ky interpretim bazohet në Ligjin 12 të Rregullave të Lojës, pika 3 (avantazhi), dhe ky standard ndërkombëtar zbatohet njësoj në të gjitha garat.

BASHF rithekson se çdo vendim arbitrar analizohet sipas procedurave zyrtare dhe me standarde profesionale. Respektimi i rregullave, besimi te proceset zyrtare dhe komunikimi i përgjegjshëm janë elementë thelbësorë për mbarëvajtjen e drejtë të garave dhe për ruajtjen e integritetit të futbollit.

Ftojmë të gjitha klubet që të tregojnë përmbajtje dhe të mos nxitojnë me reagime publike pa u kryer analizat teknike përkatëse”.

PANORAMASPORT.AL