Postuar: Mars 21, 2026 | 20:12
RENDITJA PROVIZORE/ Quajeni java e barazimeve, ja si ndryshon tabela pas 4 dueleve të luajtura
Plot 3 nga 4 duelet e javës së 29-të të Superiores nuk kanë prodhuar fitues, duke u mbyllur në barazime. Interesant është fakti se 6 skuadrat e para të renditjes, kanë ndarë pikët me njëra-tjetrën, duke bërë që tabela dhe diferenca e pikëve pas kësaj jave të mbetet e pandryshueshme.

Fitoren e veteme e ka bërë Bylisi ndaj Flamurtarit, duke u ngjitur në kuotën e 30 pikëve, Kjo javë mbyllet ditën e nesërme me duelin Tirana-Vora. Mbetet për t’u parë me mjaft interes nëse dhe kjo përballje do të mbyllet në barazim, apo do të prodhohen fitues.

PANORAMASPORT.AL













