RENDITJA PROVIZORE/ Elbasani ngushton diferencën me Vllazninë, “ringjallet” edhe Flamurtarit! Ja si ndryshon tabela pas 4 dueleve të ditës së sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2026 | 21:13

RENDITJA PROVIZORE/ Elbasani ngushton diferencën me Vllazninë, “ringjallet” edhe Flamurtarit! Ja si ndryshon tabela pas 4 dueleve të ditës së sotme

U luajtën ditën e sotme katër duelet e vlefshme për javën e 32-të të Kategorisë Superiore, të cilat prodhuan në total 7 gola. Spikatën triumfet e Flamurtarit dhe Elbasanit në transfertë, ndërkohë që Vora-Vllaznia dhe Dinamo-Tirana u mbyllën në barazim. Java e 32-të mbyllet me duelin e ditës së nesërme mes Partizanit dhe Bylisit.

superiore-1

Për sa i përket renditjes, Elbasani ka ngushtuar diferencën në 1 pikë nga Vllaznia kryesuese, ndërkohë që është shkëputur në +5 nga Egnatia e vendit të tretë. Rivalitet tepër interesant për sa i përket edhe mbijetesës. Me fitoren ndaj Egnatias, duket se është “ringjallur” edhe Flamurtari, që futet në garë së bashku me Bylisin, Tiranën dhe Vorën.

RENDITJA PROVIZORE:

renditja5