RENDITJA E SUPERIORES/ Vllaznia dhe Egnatia nuk i ndahen kryesuesit, kryeqyteti për hall pas pesë javësh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2025 | 21:02

RENDITJA E SUPERIORES/ Vllaznia dhe Egnatia nuk i ndahen kryesuesit, kryeqyteti për hall pas pesë javësh

Sot u luajtën edhe dy ndeshjet e mbetura për të mbyllur javën e pestë të Superiores. Vllaznia fitoi pastër 2 me 0 përballë Vorës, ndërsa Egnatia triumfoi me rezultatin 1-2 në transfertën e Flamurtarit të Vlorës.

Kategoria-Superiore

Pas pesë javësh të luajtura, Elbasani vijon i vetëm në krye të kampionatit. Me vetëm një pikë më pak ndjekin Vllaznia dhe Egnatia.

Teuta, Vora dhe Dinamo janë në kuotën e 7 pikëve pas pesë javësh. Më tej vendin e shtatë e mban Bylisi me 6 pikë.

Në zonën e ftohtë, pikërisht “play-out”, ndodhet Partizani me 4 pikë. Renditja mbyllet me Flamurtarin dhe Tiranën që kanë nga 2 pikë.

Screenshot 2025-09-28 205857

PANORAMASPORT.AL