Postuar: Maj 10, 2026 | 23:55
RENDITJA E SUPERIORES/ Mbyllen 36 javët, shikoni “tablonë” përfundimtare në elitën e futbollit shqiptar
Java e 36-të e Superiores mbyllet me plot 21 gola të shënuar. Vllaznia e Edi Martinit, mbërriti në finishin e kampionatit të rregullt, si kryesuese me 1 pikë më shumë se Elbasani i vendit të dytë, ndërkohë që Egnatia me 6 pikë më pakë se kryesuesit dhe Dinamo, plotësuan “pazëllin” e Final 4.

Partizani e mbylli edicionin në vendin e pestë, me 4 pikë më shumë se Tirana e vendit të gjashtë, ndërkohë që festë në kampin e Vorës, që ia doli të shpëtonte zyrtarisht, duke u pozicionuar në vendin e shtatë.
Për sa i përket zonës së ftohtë, Flamurtari dhe Bylisi bien në Kategorinë e Parë, ndërkohë që Teuta shkon në “Play Out”, ku do të përballet me fituesen e çiftit Besa-Pogradeci.

PANORAMASPORT.AL













