RENDITJA E SUPERIORES/ Komandon Elbasani, skuadrat historike të kryeqytetit “pikiatë”! Ja tabela pas javës së katërt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2025 | 21:09

RENDITJA E SUPERIORES/ Komandon Elbasani, skuadrat historike të kryeqytetit “pikiatë”! Ja tabela pas javës së katërt

Dueli mes Teutës dhe Vllaznisë, që u mbyll në barazim 1 me 1, uli siparin e javës së katërt, ku u prodhuan në total vetëm 6 gola.  

superiore-1

Spikat fitorja në transfertë e Elbasanit, ndërkohë që Vora dhe Egnatia, arritën të arkivonin 3 pikë të arta si skuadra pritëse. Dy duelet e tjera u mbyllën në barazim.  

Për sa i përket renditjes pas përfundimit të javës së katërt, kryeson Elbasani me 10 pikë, ndërkohë që ndjekin Vllaznia, Vora dhe Egnatia me 3 pikë më pak. Në vend të pestë është pozicionuar Teuta me 6 pikë. Start për t’u harruar i skudrave kryeqytetase teksa Dinamo, Partizani dhe Tirana, në total të treja kanë grumbulluar 10 pikë. Zhgënjim edhe te Bylisi dhe Flamurtari.  

renditja

PANORAMASPORT.AL