“Realizova ëndrrën”, talenti Mitaj pas debutimit me AEK-un: Më pëlqen Mesi dhe Marselo, në fillim isha…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2020 | 14:17

“Realizova ëndrrën”, talenti Mitaj pas debutimit me AEK-un: Më pëlqen Mesi dhe Marselo, në fillim isha…

Është vetëm 17 vjeç, por talenti shqiptar, Mario Mitaj, bëri debutimin e tij ditën e djeshme me skuadrën e parë të AEK-ut, në një ndeshje të zjarrtë dhe të rëndësishme siç ishte ajo ndaj PAOK. Mbrojtësi e nisi titullar ndeshjen dhe u zëvendësua në fillim te pjesës së dytë, me të parën që u mbyll 1-0 për skuadrën nga Athina, ndërsa në të dytën bardhezinjtë barazuan shifrat. Mitaj foli pas ndeshje për mediat grek, ku tregoi emocionet për ndeshjen.

MITAJ

Debutimi– Jam shumë i lumtur që kam bërë mirë dhe dua të zhvilloj ndeshje të mira me ekipin. Është një ëndërr e bërë realitet. Trajneri më tha se do isha titullar në këtë ndeshje. Në fillim isha pak i shqetësuar, por shokët më ndihmuan dhe i hoqa emocionet më pas.

Shënimi i golit të parë më bëri të ndihem mirë. Livaja (mbrojtësi i AEK), më tha të luaja i qetë. Sa shënuam golin u çlirova. Ishte diçka e re, por pas golit të shënua mora fuqi brenda vetes dhe i shikoja të gjithë si të barabartë. Më pëlqen Mesi, por për pozicionin tim më pëlqen më shumë Marselo.

Pozicioni i preferuar-  “Unë kam luajtur si qendërmbrojtës, por tani mund të quhem mbrojtës i majtë. Sigurisht, mund të luaj edhe në qendër. Mund të bëj akoma më shumë si mbrojtës i majtë. Kam edhe karakteristika ofensive. Ky sistem (3-4-3) i ndihmon mbrojtësit të luajnë në mënyrë më agresive”, u shpreh talenti shqiptar.

PANORAMASPORT.AL