Realizoi eurogol nga goditja e këndit, Mazrekaj zbulon sekretin: Kam bërë nja 5-6 të tillë, portieri ishte pak i vogël në trup dhe…
Mentor Mazrekaj rrëmbeu ditën e sotme, me një eurogol, nga goditja e këndit, që i dha 3 pikët kavajasve në duelin ndaj Korabit. Në fund të sfidës ai dha prononcimin e tij duke mos kursyer as batutat që i ka të zakonshme.

“Kryesorja është që krijojmë shumë raste dhe dalim në portë. Kemi një ekip shumë të mirë. I kam bërë nja 5-6 gola të tillë.
Besa në Superiore? Për mua ishte sfidë e rëndësishme pasi është hera e parë që luaj në Kategorinë e Parë. Më pëlqeu projekti i presidentit për ta çuar Besën në Superiore, do jap më të mirën.
A e parashikova atë goditje? Portieri është pak i vogël në trup dhe qëndronte në shtyllën e parë”, tha Mazrekaj pas ndeshjes për emisionin “Supergol” në “RTSH Sport”.
PANORAMASPORT.AL













