Realizoi dopietë kundër Laçit, Berko: I lumtur për fitoren e skuadrës, çdo ndeshje sipas meje është 50 me 50
Sulmuesi i Bylisit, Berko realizoi dopietë në fitoren në transfertë që morën kundër Laçit.
“Për mua ky çmim është personal, por jam më i lumtur për performancën e ekipit. E kam thënë që skuadra është në progres të mirë dhe jam i lumtur për mënyrën si luajtëm sot. Është një fitore skuadre, se edhe goli i parë ishte një pasim i mirë i Përgjonit. Nuk është për individin.
Si e kam thënë, jemi në lëvizje. Kur erdha ishim poshtë, po bëjmë progres dhe rezultatet janë reflektim i progresit i që po bëjmë. Duhet te vazhdojmë të jemi të përulur dhe vazhdojmë kështu, pasi kampionati është shumë i luftuar, çdo ndeshje sipas meje është 50 me 50. Nuk ka asgjë për të cilën te jemi krenar, por për momentin jemi mirë ku jemi dhe duhet të luftojmë deri në fund për të qëndruar këtu.
Jam i lumtur për golat, kjo është pse erdha, të ndihmoj ekipin, me eksperiencë, të luaj e shënoj. Për një sulmues është gjithmonë ndjesi e mirë të shënojë”, deklaroi ai.
PANORAMASPORT.AL













