Postuar: Gusht 4, 2015 | 20:05
Reali mposht Totenhemin dhe siguron finalen (video)
Real Madrid ka shënuar fitore ndaj Totenhemit, duke u kaulifikuar për finalen e Audi Cup.
Madrielenët arrijnë të mundin me rezultatin 2-0 skuadrën angleze, me golat e Rodiguez- Bale.
Sulmuesi kolumbian kaloi skuadrën në avantazh në minutën e 36’ të takimit, duke mbyllur pjesën e parë 1-0.
Ndërkohë në 45 minutat e dyta, për “Los Blankos” shënon uellsiani Bejl, duke çuar shifrat në 2-0.
Skuadra e Benitez, është finalistja e parë e Audi Cup, ku do të presë në “Allianz Arena” ditën e nesërme, fituesen e takimit Bajern – Milan.













