Rasti i paprecedentë te Partizani, sulmuesi më në fund firmos me klubin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2025 | 18:26

Rasti i paprecedentë te Partizani, sulmuesi më në fund firmos me klubin e ri

Al-Hareth Hatam ishte një nga rastet e pazakonta të kësaj merkato vere. Sulmuesi që luan në Irak publikonte në rrjetet sociale, sikur do të transferohej te Partizani. “Panorama Sport” raportoi asokohe se nuk kishte asgjë mes palëve, ndërsa Hatam ka ndryshuar klub tashmë.

900-0-1750679163xscreenshot-4-517

29-vjeçari ka vendosur të qëndrojë në Irak. Kështu nga Al Qasim është bërë pjesë e Al-Quva AlJavija. Futbollisti nga Iraku ishte një profil interesant dhe pse nuk ka qenë asnjëherë alternativë për të kuqtë. Sulmuesi shtatshkurtër luan në linjën e djathtë. Në edicionin e fundit shënoi 12 gola dhe asistoi 3 të tjerë. Interesant është fakti në edicionin e kaluar u shpall lojtari i sezonit në elitën e Irakut. Eksperienca e Hatam do të vazhdojë në vendin e tij.

PANORAMASPORT.AL

EKSKLUZIVE/ E pazakontë! Sulmuesi dërgon veten te Partizani, por nuk ka akord me klubin