Qindra mijëra euro në lojë, Partizani-Elbasani bëhet ndeshja më e shtrenjtë e sezonit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2025 | 22:07

Qindra mijëra euro në lojë, Partizani-Elbasani bëhet ndeshja më e shtrenjtë e sezonit

Ndeshja e fundjavës mes Partizanit dhe Elbasanit do të jetë shumë e veçantë. Luhet për një vend në “Final Four”, por njëkohësisht edhe për qindra mijëra euro, duke e bërë ndeshjen direkte më të shtrenjtë të sezonit të rregullt.

partizani elbasani

Fati e do që kjo sfidë e javës të fundit, të përcaktojë se cila nga dy skuadrat do të shkojë në katërshe, duke i garantuar automatikisht edhe praninë në Europë. Kësisoj, skuadra që del duke festuar nga kjo ndeshje, garanton qindra mijëra euro nga UEFA, përtej asaj që mund të marrë nga FSHF në varësi të renditjes përfundimtare.

Të gjitha janë të ardhura të rëndësishme që ndikojnë edhe për përgatitjen e sezonit tjetër e merkaton që pritet të bëjnë skuadrat për t’u përforcuar. Ndaj kjo ndeshje, ndikon direkt në disa aspekte fatin e këtyre dy klubeve, përtej pranisë në mini-turneun që përcakton titullin.

PANORAMASPORT.AL