Protesta kundër gjyqtarit, Tirana refuzon të zbresë në fushë! Pjesa e dytë nis me 10 minuta vonesë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2025 | 20:48

Protesta kundër gjyqtarit, Tirana refuzon të zbresë në fushë! Pjesa e dytë nis me 10 minuta vonesë

Një situatë jo fort e zakonshme u regjistrua teksa pritej të fillonte pjesa e dytë e duelit mes Teutës dhe Tiranës. Skuadra mike nga kryeqytetati, refuzoi të dalë në fushën e lojës në shenjë proteste ndaj vendimeve të gjyqtarit.

bandicam 2025-12-13 20-37-56-105

Një gol i anuluar dhe një penallti e kontestuar e akorduar në favor të Teutës, ka irrituar drejtuesit bardheblu, të cilët për afro 10 minuta, pas momentit që duhet të rifillonte pjesa e dytë, qëndruan në dhomat e zhveshjes, në shenje proteste, për të gjitha vendimet e marra nga kryesori Bajramaj në fragmentin e parë të lojës. Pas gjetjes së gjuhës së përbashkët, pjesa e dytë rifilloi me 10 minuta vonesë.

PANORAMASPORT.AL