Probleme për pretendentët e Superiores, FIFA i shfaq disa bllokime për merkaton

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2025 | 22:18

Probleme për pretendentët e Superiores, FIFA i shfaq disa bllokime për merkaton

Vllaznia po përballet me një moment delikat në kampionat, pasi ndodhej në vend të parë dhe tashmë pozicionohet e katërta. Si të mos mjaftonte forma e dobët, kuqeblutë tashmë duhet të merren me katër çështje që kanë bllokuar merkaton në FIFA.

Screenshot 2025-12-16 151825

Dy të fundit janë të hapura nga dita e djeshme. Për më tepër, njëra e mban të bllokuar merkaton derisa të zgjidhet.

Janari po afron dhe merkato është me rëndësi, për ta vijuar sezonin në mënyrën e duhur. Kevin Zefi është një nga lojtarët e përmendur, që është shfaqur pranë kuqebluve.

Te Vllaznia janë shprehur të sigurt më parë, që çështjet do të mbyllen dhe gjithçka do t’i kthehet normalitetit. Deri tani vetëm KS Luftëtari i vjetër, mbetet në sistemin e FIFA-s me të njëjtin numër çështjesh të hapura.

PANORAMASPORT.AL