Probabiliteti sipas analizës statistikore/ Egnatia dhe Vllaznia favorite për “Final Four”
Agjencia “Football Meets Data”, e specializuar në analizën statistike të futbollit, ka ndërtuar një renditje të mundshme për Superioren pas 36 javësh kampionat, duke u fokusuar te skuadrat me më shumë shanse për t’u kualifikuar në “Final Four”.

Pas pesë javëve të para, projekti tregon se Egnatia, Vllaznia, Elbasani dhe Teuta kanë probabilitetet më të larta për të qenë pjesë e fazës finale. Në vendet e tjera renditen Partizani dhe Dinamo, që sipas analizës statistike, kanë shanse më të ulëta. Një nga surprizat më të mëdha është Vora, e cila megjithëse ka filluar mirë sezonin, sipas statistikave mund të bie nga kategoria. Po ashtu, Flamurtari, edhe ky debutues në Superioren këtë sezon, duket se do të luftojë për mbijetesë.
Tirana sipas projeksioneve do të duhet të përballet sërish me sfidën e play-out-it, ndërsa Bylisi duket se do të sigurojë mbijetesën për sezonin e dytë radhazi, duke u konfirmuar si surprizë pozitive e këtij kampionati.
Analiza e “Football Meets Data” tregon se kampionati i Superioren pritet të jetë i nxehtë, me garë të fortë për vendet e para dhe betejë të ashpër për mbijetesë. Për tifozët shqiptarë, faza e parë dhe e dytë e kampionatit premton emocion dhe surpriza, ndërsa statistikat japin një panoramë të qartë për pritshmëritë e skuadrave dhe objektivat e tyre.
PANORAMASPORT.AL













