Priten pesë blerje “big”, rikthehet Mziu
Presidenti i Mamurrasit, Ded Ndreca, duket se po “çmend” Kategorinë e Parë. Nga sa tregon ai, janë plot pesë futbollistë që presin të nënshkruajnë me ekipin dhe të gjithë do të vijnë nga Superiorja. Ndreca thotë se pesë lojtarët që pritet të nënshkruajnë një kontratë për fazën e dytë janë dy mbrojtës, dy mesfushorë dhe një sulmues. Ndërkaq, është mësuar se mesfushori Sokol Mziu ka premtuar rikthimin pranë ekipit. Ky i fundit është një mesfushor mjaft energjik dhe gjatë fazës së parë ka luajtur me Kukësin. Ai ka qenë për tre vjet me radhë futbollist i Mamurrasit dhe është i njohur për paraqitjet e tij cilësore. Ndërkohë, në fillim të javës së ardhshme, skuadra e drejtuar nga Sinan Bardhi do t’i rikthehet stërvitjes në kompleksin sportiv të Kamzës, ndërsa është menduar edhe për zhvillimin e një turneu jashtë vendit, pasi të grumbullohen të gjithë futbollistët.
Shkëlqim Zani













