Pretendentet zbresin sot në fushë, mësoni duelet e para të javës së 4-t në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2025 | 8:19

Pretendentet zbresin sot në fushë, mësoni duelet e para të javës së 4-t në Superiore

Java e 4-t e Superiores do të nisë me dy duele që do të luhen në orën 19:00. superiore-1Egnatia kampione do të presë në Rrogozhinë, Tiranën. Rrogozhinasit vijnë nga një fitore dhe do të kërkojnë të dytën radhazi, ndërsa bardheblutë ende nuk kanë marrë 3pikët e para të kampionatit.

Dueli tjetër është mes Partizanit dhe Elbasanit. Të kuqtë vijnë pas humbjes së thellë në Shkodër dhe verdheblutë pas fitores në Ballsh kundër Bylisit.

NDESHJET E SOTME

EGNATIA-TIRANA ORA 19:00

PARTIZANI-ELBASANI ORA 19:00

PANORAMASPORT.AL