“Presioni është te rivalët”, ish-drejtuesi Dalipi: Vllaznia, kundërshtar i fortë dhe me dinjitet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2026 | 22:54

“Presioni është te rivalët”, ish-drejtuesi Dalipi: Vllaznia, kundërshtar i fortë dhe me dinjitet

Ish-futbollisti dhe drejtuesi i njohur i Elbasanit, Sabri Dalipi, ka komentuar për “Panorama Sport” fitoren shumë të rëndësishme të verdhebluve ndaj Dinamos, një sukses që sipas tij ka rikthyer entuziazmin dhe ka mbajtur plotësisht të hapur garën për titullin kampion deri në javën e fundit të sezonit.

sabri dalipi

Dalipi shprehet optimist për shanset e Elbasanit, edhe pse situata mbetet shumë delikate, me Egnatian që ndodhet me pikë të barabarta, por me avantazhin e ndeshjeve direkte. Sipas tij, asgjë nuk ka përfunduar dhe kampionati mund të marrë kthesë deri në minutat e fundit të javës së fundit.

RIKTHIMI I BESIMIT – Sabri Dalipi e konsideron suksesin ndaj Dinamos si një fi tore me shumë peshë, jo vetëm për renditjen, por edhe për aspektin moral të skuadrës. “Ishte një fi tore shumë e rëndësishme për Elbasanin, sepse ekipi vinte pas një periudhe ku ishte krijuar shumë presion. Në këto raste, më e rëndësishme se loja është rezultati dhe skuadra arriti të marrë tri pikë që e mbajnë gjallë plotësisht garën për titull.

Mendoj se kjo fi tore riktheu besimin te grupi dhe te tifozët. Kishte nevojë për një reagim dhe ekipi e dha në momentin e duhur. Kur fi ton ndeshje të tilla ndaj një kundërshtari si Dinamo, fi ton jo vetëm pikë, por edhe moral. Kjo mund të ndikojë shumë në javën e fundit”, u shpreh fi llimisht Sabri Dalipi.

TITULLI I HAPUR – Ish-drejtuesi verdheblu beson se gara nuk ka marrë fund dhe se Egnatia mund të lërë pikë në sfi dën e saj, sidomos përballë një Dinamoje që sipas tij luan pa presion. “Unë vazhdoj të besoj se Elbasani mund ta fitojë titullin kampion. Sigurisht që situata nuk është e lehtë, sepse Egnatia ka avantazhin e ndeshjeve direkte dhe kjo i jep një plus të madh. Por futbolli ka treguar shumë herë që asgjë nuk mbaron pa u luajtur 90 minutat e fundit.

Nuk do të ishte aspak çudi që Egnatia të ndalet nga Dinamo. Dinamo tregoi edhe ndaj Vllaznisë se mund t’u hapë probleme ekipeve që luftojnë për objektiva madhorë. Kur luan pa presion dhe pa ngarkesë psikologjike, bëhesh edhe më i rrezikshëm. Ata nuk kanë më asgjë për të humbur dhe pikërisht kjo i bën të lirshëm në lojën e tyre. Në këto situata, një ekip mund të bëjë diferencën edhe pa pasur objektiva konkrete”, theksoi më tej ai.

DUELI ME VLLAZNINË – Megjithatë, Dalipi thekson se Elbasani nuk duhet të shpërqendrohet duke parë çfarë bëjnë rivalët, por të fokusohet vetëm te ndeshja e vet ndaj Vllaznisë. “Para se të shohësh çfarë do të bëjë Egnatia, duhet të fi tosh ndeshjen tënde. Elbasani ka përpara një sfi dë shumë të fortë me Vllazninë dhe nuk do ta ketë aspak të lehtë.

Vllaznia është një skuadër me shumë cilësi dhe me krenari të madhe sportive. Edhe ata vetë kanë pasur objektiva gjatë sezonit dhe nuk futen në fushë për të bërë fi gurë. Madje edhe sikur të mos kishin më shpresa konkrete, prapë do të kërkonin ta mbyllnin sezonin me dinjitet. Janë një ekip që duan të tregojnë se jo më kot ishin pjesë e Final 4. Skuadrat e mëdha nuk falin dhe nuk ta japin ndeshjen. Elbasani duhet të hyjë me shumë përqendrim dhe të mos mendojë se do ta ketë të lehtë”, vijoi ish-drejtuesi elbasanas.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL