Presidenti i Dinamos, Bardhi analizon sfidën me Vllazninë: Dua titullin dhe suksesin në Europë
Një meritë të veçantë për të dërguar Dinamon te trofeu, ka sigurisht ai që e ndërtoi këtë skuadër duke hedhur miliona.
Bëhet fjalë për presidentin Ardian Bardhi. Dukshëm i emocionuar pas fitimit të këtij trofeu, i cili është i pari nën financimin e tij, kreu i bluve rrëfen emocionet për mediat, i rrethuar edhe nga tifozët e shumtë. Ai tregohet i sinqertë, duke e konsideruar si një trofe të vuajtur, por që sigurisht ia ka vlejtur shumë, duke e cilësuar si një fillim sa u përket trofeve që e presin në të ardhmen.
“Një trofe shumë i vuajtur, edhe për faktin se ndeshja zgjati shumë, shkoi te shtesat dhe më pas penalltitë. Ishte një vuajtje e madhe, por ia vlejti, sepse më në fund e kthyem Dinamon aty ku e ka vendin. Një vend të rëndësishëm në kampionatin shqiptar dhe uroj më të mirat për këtë skuadër. Kjo është kupa që nis me Dinamon”, u shpreh fillimisht presidenti i skuadrës së Dinamos.
“FINAL 4” – Për fat të keq, nuk ka shumë kohë që të festojnë, sepse vjen menjëherë ndeshja me Vllazninë që vlen finalen e titullit kampion. Bardhi nuk nguron të theksojë se për aq kohë sa i janë afruar titullit, duan ta sjellin edhe atë në shtëpinë e tyre.
“Ne do të shikojmë deri në fund. Do t’i luajmë edhe ndeshjet që na kanë mbetur, dhe pse jo të ngremë edhe kampionatin. Të shpresojmë të kemi sukses edhe në kupat e Europës tani”, mbylli prononcimin e tij për mediat as ndeshjes presidenti i ekipit të Dinamos, Ardian Bardhi.
PANORAMASPORT.AL













