Prapaskenat te Vllaznia, kuqeblutë përgatisin premion e finales

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2025 | 18:49

Prapaskenat te Vllaznia, kuqeblutë përgatisin premion e finales

Të jesh në gjysmëfinalet e kampionatit nuk kërkon të motivosh shumë futbollistët që do të jenë pjesëmarrës. Përjashtim nuk bëjnë as futbollistët e Vllaznisë, të cilët janë vetëm dy ndeshje larg historisë, për të rikthyer titullin kampion në Shkodër, trofe që mungon në kryeqendrën e veriut prej 24 vitesh.

bandicam 2025-05-02 18-48-32-046

Për herë të fundit shkodranët kanë triumfuar në edicionin 2000-2001. Por përveç motivimit dhe karikimit që jep situata ku ndodhet skuadra, drejtuesit e klubit shkodran kanë vendosur të “nxisin” akoma më shumë futbollistët e tyre.

Sipas asaj që mëson “Panorama Sport”, presidenca shkodrane ka vendosur një premio për kualifikimin në finalen e kampionatit. Ky çmim do të shtohej akoma më tepër nëse Vllaznia arrin edhe suksesin final në datën 12 maj.

Momentalisht nuk dihet shuma e premios e vendosur nga drejtuesit e 9 herë kampionëve të vendit. Por kjo patjetër që shton motivimin në radhët e lojtarëve shkodranë.

ENDRI ÇINARI-PANORAMASPORT.AL