Postuar: Shtator 28, 2025 | 23:30
Prapaskenat e bujshme/ Si Dinamo refuzoi ofertën 400 mijë euro të Hajdukut për mesfushorin 20-vjeçar
Një prapaskenë e bujshme merkatoje është bërë publike së fundmi. Bëhet fjalë për mesfushorin e Dinamos, Gasama Karamba.

“Rubrika Sportive” bëri me dije së klubi i Hajdukut të Splitit, dërgoi një ofertë 400 mijë euro, për të siguruar shërbimet e talentit 20-vjeçar, por kjo ofertë u refuzua nga presidenti i Dinamos, Adrian Bardhi, i cili pretendon dyfishin e shifrës për të lënë të lirë Karambën.
Lajmi për ofertë e Hajdukut të Splitit, për Karambën, u konfirmua edhe nga Bruno Dita, i cili i ftuar në studio, u shpreh:
“Është e vërtetë që ka ardhur një ofertë për Karambën. Nuk e di për shifrën, por kur su bë atëhere, vështirë të behet tani”, deklaroi futbollisti i Dinamos.
ILDI MEROLLI – PANORAMASPORT.AL













