Po shkëlqen te Vllaznia, Bicaj zbulon prapaskenat e bujshme me Kallakun: Ishte pranë Teutës, por u ndje i ofenduar sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2026 | 23:30

Po shkëlqen te Vllaznia, Bicaj zbulon prapaskenat e bujshme me Kallakun: Ishte pranë Teutës, por u ndje i ofenduar sepse…

Sherif Kallaku është një nga lojtarët më në formë të Vllaznisë në këtë edicion, teksa po udhëheq shkodranët drejt ëndrrës së madhe të titullit kampion. Ndërkohë i ftuar në studion e emisionit “Mega Sport”, trajneri Ditmar Bicaj, zbuloi një prapaskenë interesante në lidhje me mesfushorin, duke deklaruar:

bandicam 2026-02-01 22-55-34-905

Kallakun e njoh shumë mirë, përveç se e kam pasur në ekip, kam edhe shumë shoqëri personale me atë. Ka qenë shumë pranë transferimit në verë te Teuta, por është ndjerë i ofenduar nga drejtuesit e Teutës, sepse nuk mori ofertën që donte. Dëshira ka qenë e Kallakut, pastaj u tregua Vllaznia më e shkathët ja ka plotësuar të gjitha kërkesat që e mori. Edi Martini ja dinte vlerat, e kishte në Durrës. Pa Kallakut, Vllaznia humbet shumë shkëlqim”, deklaroi Bicaj.

ILDI MEROLLI – PANORAMASPORT.AL