Po mban me shpresë Partizanin dhe Vllazninë, mesfushori më i kërkuar në Superiore akoma i pavendosur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2025 | 12:33

Po mban me shpresë Partizanin dhe Vllazninë, mesfushori më i kërkuar në Superiore akoma i pavendosur

Arbin Zejnullai vendosi të largohej nga Egnatia, pas përfundimit të sezonit. Rinovimi me mesfushorin nuk erdhi, ndërsa tashmë është në kërkim të skuadrës së re.

Screenshot 2025-07-08 123256

Zejnullai është përfolur për disa skuadra në Superiore. Fillimisht Dinamo dhe Tirana u shfaqën pas tij. Zërat me ta u sfumuan, ndërsa lindën të tjerë.

Partizani dhe Vllaznia janë dy klubet e fundit, që po rrijnë me shpresë te Zejnullai. Ky i fundit nuk i ka mbyllur derën asnjërit, ndërsa prioritet mban aventurën jashtë Shqipërisë.

Opsioni më i mundshëm për Zejnullain tregohet Turqia nga ku ka ofertë së fundmi. Ky muaj duket se do të jetë vendimtar për të ardhmen.

zejnullai

PANORAMASPORT.AL