Postuar: Prill 3, 2026 | 23:58
Plas grushti te Vllaznia, dhunë mes dy titullarëve para ndeshjes me Partizanin! Ja çfarë ndodhi në stërvitje
Vllaznia mbylli sot përgatitjet për ndeshjen me Partizanin, ndërsa një episod i rëndë u regjistrua në Shkodër. Melos Bajrami dhe Çarls Bismark janë përplasur fizikisht në stërvitje duke prodhuar tension.

Ishte një ndërhyrje e Bajramit, që nuk u prit mirë nga Bismark siç raporton “Top Channel”. Kujtojmë se ky i fundit është i huazuar te kuqeblutë nga Skënderbeu.
Bëhet fjalë për dy titullarë, për këtë mbetur për t’u parë çfarë vendimi do marrë klubi. Trajneri Edi Martini ndërkohë udhëton në Tiranë si kryesues i Abissnet Superiore dhe me synim fitoren.
Sfida me Partizanin do të marrë jetë më 4 prill, prej orës 17:00. Ky takim do të luhet te stadiumi “Arena e Demave” në Tiranë.
PANORAMASPORT.AL













