Plane dhe llogari, por merkato e Apolonisë është një dështim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 4, 2015 | 20:22

Plane dhe llogari, por merkato e Apolonisë është një dështim

apoloniaNdërkohë që ekipet e tjera po mbushin boshllëqet dhe po përforcohen me lojtarët e duhur nga merkatoja e kësaj periudhe, Apolonia vazhdon të rrijë në vendnumëro.

Po mbushet rreth një muaj nga fillimi zyrtar i përgatitjeve, por vazhdon të mos ketë asnjë afrim apo zyrtarizim të ri, edhe pse skuadra ka nevojë për 3-4 lojtarë.

Synimi i drejtuesve është plotësimi i skuadrës brenda kësaj jave me lojtarët e duhur cilësorë e me përvojë, në mënyrë që të mbushin boshllëqet e krijuara nga futbollistët e larguar. Ndërkaq, puna vazhdon me intensitet të lartë dhe me ngarkesa që po vijnë në rritje nën drejtimin e trajnerit Artan Mërgjyshi dhe stafit të tij teknik. Lojtarët po tregojnë vullnet dhe dëshirë për të përfituar sa më shumë nga kjo periudhë përgatitore, ku hidhen themelet e sezonit të ardhshëm.

Përgatiti: Mikel Mbriçaj