Pista nën ujë, përmbytjet rrezikojnë garën e Brazilit
MotoGP mbërrin në Brazil me ankth të madh. Në Goiania, ku këtë fundjavë është planifikuar Çmimi i Madh, uji ka përmbytur pistën pas një stuhie të fortë që goditi zonën në orët e fundit.

Segmente të pistës janë kthyer në pellgje uji, kthesat e fundit janë të pakalueshme dhe një nënkalim është pushtuar plotësisht nga uji. Skena që për momentin e bëjnë të vështirë të imagjinohet zhvillimi normal i aktiviteteve në pistë. Parashikimet e motit nuk premtojnë përmirësim dhe tregojnë për reshje të reja pikërisht në ditët kyçe të fundjavës, duke nisur nga e premtja, kur pilotët dhe skuadrat duhet të fillojnë punën në pistë me seanca më të gjata se zakonisht.
Me Katarin të zhvendosur edhe kapitulli brazilian rrezikon të shtojë një tjetër element pasigurie. Orët e ardhshme do të jenë vendimtare. Duhet parë nëse pista do të arrijë të kullojë ujin dhe të rikthehet në kushte të pranueshme. Në të kundërt, mundësia e një fundjave të çrregulluar, apo edhe të anuluar, nuk do të jetë më thjesht një skenar i largët.
PANORAMASPORT.AL













