Piloti spanjoll barazon rekordin, Markez “prek” titullin në San Marino
Mark Markez arriti dje në Çmimin e Madh të San Marinos fitoren e tij të 11-të sezonale, duke përfituar nga një gabim i Marko Bexekit në kthesë gjatë xhiros së 12-të. Kjo ishte hera e gjashtë që Markez triumfon në Misano, ndërsa me suksesin e djeshëm piloti spanjoll barazon rekordin e fitoreve që kishte vendosur shoku i tij i skuadrës, Françesko Banjaja, kishte vendosur në botërorin e vitit të kaluar.

Nga ana tjetër, Peko, pati një tjetër garë zhgënjyese, duke përfunduar jashtë. Banjaja u rrëzua në xhiron e dhjetë, kur ndodhej në vendin e shtatë, duke e mbyllur aty garën e tij. Marko Bexeki i Aprilias, i cili kishte fituar Sprintin e së shtunës si dhe Aleks Markez (Gresini) plotësuan podiumin e San Marinos, duke u renditur respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë.
Nëse Mark Markez fiton edhe Sprintin dhe Çmimin e Madh të Japonisë pas dy javësh në Motegi, ai do të siguronte matematikisht titullin e tij të nëntë botëror, pavarësisht rezultateve të vëllait të tij të vogël, Alek Markezit. “Ishte një garë me presion të lartë, pasi për Dukatin ishte rëndësishme të errnim fitoren e dytë sezonale në Itali. Jam shumë i lumtur që ia dolëm”, u shpreh ndër të tjera Mark Markez pas garës.

PANORAMASPORT.AL













